Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.
Së fundmi Ledri ka postuar një video në ‘Instastory’, ku na ka treguar se po realizon një tatuazh të ri në trupin e tij dedikuar dashurisë së të tij të vjetër, basketbollit. Reperi shfaqet duke përqafuar dhe puthur vajzën e tij Poem Blu teksa realizon tatuazhin e ri, i cili specifikisht është një koshë basketbolli në krahun e tij. E duket se Ledri nuk i ndjen dhimbjet që tatuazhi shkakton kur ka vajzën e tij në krahë.
Projekti më i fundit nga artisti është ‘Monaco’. Mes shumë këngëtarëve që kanë sjellë plot bashkëpunime, pas duetit të tij me Kidën, reperi solli solo-n e tij që na tregon se dhe i vetëm Ledri mund të korr një super sukses. Projekti i tij më i fundit ka arritur plot 5 milion klikime në platformën YouTube.
Pas këngës së fundit të lansuar ‘Monaco’, Ledri do të sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar dhe mund ta presim shumë shpejt publikimin e tij. ‘Narcos’ do të quhet surpriza e dy artistëve tanë të dashur.