Showbiz

Tyga i dërgon mesazh Rinës, reperja e kërcënon me të dashurin shqiptar

Megjithëse na mungon një projekt i ri muzikor nga Rina Balaj ajo na tregon herë pas herë se momentalisht gjëja më e rëndësishme në jetën e saj është marrëdhënia me Sin Boy.

Dyshja e artistëve kanë disa bashkëpunime muzikore me njëri-tjetrin që kanë qenë mjaft të suksesshme. Sakaq, mbrëmjen e kaluar Rina ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale dicka që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Bëheht fjalë për një mesazh nga reperi me famë botërore Tyga i cili i ka dërguar këngëtares bukuroshe një DM me ikona zjarri për të treguar se sa tërheqëse i duket ajo.

Rina nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje madje duke i treguar se duhet të ketë kujdes me ngacmimet pasi i dashuri i saj është shqiptar.

“Duhet ta bëja” -shkruan Rina me shumë humor duke na zbuluar se i dërgoi Tyga-s një video të SinBoy ku ky i fundit shihet duke hapur një gropë me lopatë si formë ‘kërcënimi’.

Sigurisht përgjigja e reperes nga Kosova ishte e gjitha shaka për të argëtuar fansat e saj në Instagram.