Music Showbiz

Taylor ka një surprizë të madhe për të gjithë fansat e saj!

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur nga të gjithë, Taylor Swift, ka paralajmëruar për një publikim të një versioni të ri të albumit të saj “Red”.

Në një ‘reels’ të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shfaqur e veshur me të kuqe, të gjitha të kuqe! Përmendim disa lule të kuqe, këpucët, bizhuteritë, thonjtë e saj, sigurisht fustanin që mbante veshur po në të njëjtën ngjyrë.
Në një ekran ishin prezente fjalët “është një sezon i kuq” dhe me një pjesë nga regjistrimet e saj për këngën “Red” e cila po dëgjohej në sfond.

Swift kishte shkruar në këtë postim se duhen dhe 21 ditë deri më 12 nëntor dhe se ajo premtonte që ia vlente të prisnim.
Dita e premte shënonte gjithashtu dhe nënë vite që prej publikimit të albumin origjinal.

Disa javë më parë, me anë të një postimi të bërë në Twitter, ajo ka zbuluar se albumin do ta publikojë më herët nga ç’e prisnim.

Kam disa lajme që mendoj se do t’ju pëlqejnë! Versioni im i Red do të dalë një javë më herët se sa ishte planifikuar më 12 nëntor! Mezi pres të festoj 13 -ën me ju dhe zemrën tonë të re/të vjetër të vjeshtës.