Celebrities Gossip Showbiz

Taylor Swift emocionohet nga qëndrueshmëria e Simone Biles në Lojërat Olimpike…

Kohët e fundit ato që po tërheqin vëmendjen e të gjithëve janë Lojërat Olimpike. Histori të ndryshme suksesi ose jo, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë këtyre kohëve. Ndërkohë, Taylor Swift është shprehur së fundmi lidhur me Lojërat Olimpike dhe ka shfaqur emocionet e saj të forta në lidhje me një nga konkurrentet.

Simone Biles vendosi të heqë dorë nga Olimpiada për shkak të problemeve mendore. Kujtojmë, se Justin Bieber u shpreh krenar për këtë vendim të gjimnastes amerikane. Edhe vetë artisti ka patur çështjet e tij në lidhje me probemet mendore, dhe me siguri ky është një shkak më tepër që e ka shtyrë atë të mbështesë Simone.

Ndërkohë, në datë 3 gusht, Simone vendosi të sfidojë problemet e shëndetit mendor duke marrë pjesë në garë. Taylor Swift, i dha një mesazh shumë prekës sportistes lidhur me vendimin e saj.

Kur ti ke vëmendjen e botës, gjithçka që bën mbart një tjetër kuptim. Mund të kthehet në një barrë të rëndë. Mund të jetë një shans për të ndryshuar gjithçka. Përgjatë kësaj jave, zëri i saj ka qenë po aq domethënës sa talenti, ndershmëria aq e bukur sa perfeksioni. Por nuk e shikoni? Ende është. Ajo është një qenie njerëzore perfekte. Ndaj është kaq e lehtë ta quaj atë një heroinë. Simone Biles. Përsëri në Tokio.

Fjalë shumë prekëse këto padiskutim. Sigurisht që Simone dhe çdo sportist tjetër i meriton të gjitha këto, për qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe forcën që shfaqin. Gjërat kanë qenë edhe më të vështira për Simone Biles, e cila është përballur me probleme të shëndetit mendor.