Celebrities Gossip Showbiz

Taylor Swift tregon pamjet nga prapaskenat e videoklipit të saj!

Së fundmi Taylor Swift ka ndarë me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj disa foto nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit më të fundit të saj me titull “I Bet You Think About Me”. Swift postoi një seri fotografish në rrjetin e saj social Instagram të cilat ishin realizuar gjatë xhirimit të videos muzikore, të cilën ajo e publikoi të hënën.

Në të parën, Swift dhe aktori i saj, Miles Teller, kërcejnë nën qendër të vëmendjes në dasmën e zhvilluar në videoiklip ndërsa në të dytën, Swift përqafon Keleigh Teller, gruan e Miles.

Në postimin e saj ajo kishte shkruar se:

Shumë mirënjohës për Miles që ishte partneri dhe miku më i madh i kërcimit për mua. Dhe @keleighteller, i cili është njeriu më i lezetshëm i gjallë në planetin tokë. Nusja ishte e gatshme të rrezikonte të gjitha.

Disa orë pasi Swift lançoi projektin e saj i cili quhej “I Bet You Think About Me”. Por detaji i cili nuk u ka shpëtuar fansave ishte unaza e Taylor-it. Mesa duket ajo i përket Blake Lively. Javën e kaluar, aktorja, e cila është edhe shoqe me krijuesen e hitit “Blank Space” që nga viti 2015, u shfaq në “Saturday Night Live” gjatë fundjavës për ta mbështetur shoqen e saj ndërkohë që postoi një foto nga afër të bizhuterive të saj shkëlqyese.

Ne normalisht që nuk mund ta dinim këtë gjë, por unaza e rubinit në formë zemre e përshkruar me diamante të paraqitur si në foto ishte në fakt një ngacmim për videoklipin e Swift-it “I Bet You Think About Me”, i cili shënon debutimin regjisorial të vetë Lively. Gjatë videoklipit mund të dallohet qartë në një moment se unaza që ka Swift në gishtin e saj kur ajo ahkatërron tortën është e njëjtë me atë të Lively në foto.