Celebrities Gossip Showbiz

Të dalësh nudo është bërë trend! Oriola rrit temperaturat, këtë herë si një sirenë!

Instagram-i është kthyer në rrjetin social më të rëndësishëm për të gjithë. Aty mund të gjesh gjithçka dhe të gjithë ndihen shumë të lirshëm për të postuar çdo gjë, sidomos personazhet publikë që mbajnë të përditësuar ndjekësit e fansat e tyre. Por, kur themi çdo gjë, e kemi fjalën për literalisht çdo gjë!

Të gjithën e nisi këngëtarja e njohur, Enca, e cila postoi foto gjatë pushimeve të saj ku shfaqej nudo. Përpos komenteve negative, ajo ka marrë dhe mbështetje nga shumë ndjekës. Artistja nuk ngurron për të shfaqur hiret dhe format e saj provokuese por këtë herë ishte përtej pritshmërive.

 

Gjithsesi, ajo nuk është e vetmja vajzë e showbiz-it shqiptarë që ka që ka pozuar e zhveshur dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Një bukuroshe shumë e njohur është Oriola Marashi, e cila nuk nguroi duke postuar disa foto në të cilat shfaqej vetëm me pjesën e poshtme të të brendshmeve duke konsumuar mëngjesin e saj teksa shijon pamjen. Por për ndjekësit, vetë ajo ishte pamja e bukur.

 

Gjithsesi, nuk mbaron me kaq, një tjetër personazh i famshëm, këtë herë një artiste e re, Kleoniki, tregoi hiret e saj në mes të Saharasë.

https://www.instagram.com/p/CTRuWqfM0M1/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas shumë kritikave të marra, vajzat duket se nuk janë shqetësuar aspak, e sidomos modelja Marashi, e cila ka vijuar postimet e saj ‘topless’.

 

Ndryshe nga herët e tjera, ajo shfaqet si një serenë e vërtetë dhe duket mjaft magjepsëse.