Aktualitet Politikë

“Të del miu e s’di nga të vesh”/ Fjalimi “epik” i deputetit që bëri të “shkrihen” të majtë e të djathtë. (video)

Zgjatja për rreth 20 orë e debatit mbi programin e qeverisë “Rama 3”, i ka dhënë efektet e veta edhe tek përgjumja e deputeteve në sallë.

Por për të “shkundur” parlamentarët, ka menduar deputeti i ri nga Lushnja Sajmir Korreshi.

Përfaqësuesi i PD teksa ka kritikuar qasjen e qeverise mbi shumë sektore të lënë sipas tij në mëshirë të fatit, është ndalur në raste konkrete.

Mirëpo forma e komunikimit publik me të cilën ilustroi akuzat ndaj qeverisë, ka bërë që salla të shpërtheje në të qeshura.

Mes atyre që regjia ka fokusuar më shumë e që i “shkri” gazit ishin Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri së bashku me Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike. Ilariteti që u shkaktua në sallë mesa duket i zgjoi nga “gjumi” të pranishmit në Kuvend.

 

Megjithatë në fund të fjalës, deputetet e opozitës kanë duartrokitur Sajmir Korreshin.