Celebrities Gossip Showbiz

“Të dua…”, kujt ia ka dedikuar vallë Kida këto fjalë?

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Kidën feston ditëlindjen dhe është babai i saj, të cilin këngëtarja e quan edhe përjetësisht shokun e saj të ngushtë. Kida ka postuar një foto me të në ‘Instastory’, ku dhe ka shkruar dhe urimin e saj për të me fjalët më të bukura.

Gëzuar ditëlindjen për ty, përgjithmonë shoku im i ngushtë, te dua babi!

Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, por mesa duket do të ketë më shumë sukses se bashkëpunimi i tyre i parë. Kjo për shkak se vetëm brenda 19 orësh nga publikimi i saj kënga ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube. E këtë na e ka treguar vetë Kida me anë të një postimi në Instastory.