Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

“Të dua në çmenduri…” Rezarta Shkurta bën dedikimin romantik për ditëlindjen e bashkëshortit të saj

Marrëdhënia e Rezarta Shkurtës me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ka shumë kuriozitet nga ana e publikut. Sot është ditëlindja e Ermal Hoxhës, dhe bashkëshortja e tij, Rezarta, e ka uruar gjysmën e saj me një video ku duken se kërcejnë në një mënyrë shumë pasionante dhe romantike. Bukuroshja ka zgjedhur fjalët më të bukura në këtë ditë të veçantë të tijën duke vënë në dukje se sa me fat është që e ka përkrah.

Gëzuar ditëlindjen dashuri! Zoti më ka dashur shumë që të solli në jetën time. Të dua në çmenduri…Përgjithmonë!

 

Kjo nuk është hera e parë që Rezarta bën të tilla deklarata. Ajo publikon shpesh foto me partnerin e saj dhe nuk lë rast pa shprehur dashurinë për të.