Lifestyle Love & Sex

Të duani dhe të ‘përkëdhelni’ veten mbi të gjitha, mbani shënim gjërat që duhet të bëni!

Është shumë e rëndësishme të duani veten. Të përkëdhelësh veten, t’i kushtosh kohë vetes është shumë e rëndësishme pasi nëse nuk jeni rehat me veten tuaj nuk do të jeni as me të tjerët. Si fillim relaksohuni duke bërë një masazh. Shijoni një pushim të vërtetë, pa u shqetësuar se do të duhet të bëni diçka, si për shembull të kontrolloni rrjetet sociale ose të shihni lajmet. Dëgjoni frymën tuaj për disa minuta ose bëni një seancë të shkurtër meditimi. Në këtë mënyrë do i kushtoni kohë vetëm vetes, pa menduar për asgjë tjetër.

Filloni të merreni me diçka që ju kënaq, nga një mëngjes i veçantë në shtëpi apo në lokal, tek dëgjimi i këngës suaj të preferuar apo tek një kohë e shkurtër kushtuar projektit tuaj. Për të përkëdhelur veten, përpara se të punojmë ose t’u kushtohemi punëve të shtëpisë, le të përpiqemi të bëjmë diçka që e ndiejmë të nevojshme, për shembull të shkruajmë disa rreshta, të vizatojmë, të lexojmë disa faqe. Jepini vetes diçka që mund të promovojë mirëqenien tuaj mendore, një kurs online, një libër, një shëtitje të shkurtër për t’i thënë lamtumirë stresit. Për të qenë rehat me veten, përgëzojeni dhe përqafojeni atë çdo ditë, duke buzëqeshur.

Ka shumë vëmendje te jetëgjatësia dhe se si ajo lidhet me dietën dhe aktivitetin tuaj fizik. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, gjendja e jetës personale të një personi mund të mbajë gjithashtu të dhëna për sa kohë mund të jetojë. Sipas një studimi të fundit, njerëzit që kanë një status të caktuar marrëdhëniesh mund të jetojnë më gjatë. Por çfarë është kjo? Shumë besojnë se martesa është eliksiri i lumturisë. Martesa sigurisht që mund ta bëjë njeriun të ndihet më i sigurt, i dashur dhe më pak i stresuar, megjithatë, hulumtimet e reja e përmbysin këtë teori dhe zbulojnë se beqarët priren të jetojnë më gjatë se çiftet.