Showbiz

Yjet më të paguar që nuk jetojnë më, Kobe Bryant në listën e “Forbes”

Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Kobe Bryant, tronditi botën kur ndërroi jetë gjatë një aksidenti ajror me helikopter në janar të këtij viti. Përkundër vdekjes së tij, familja e Bryant ka fituar 20 milionë dollarë. Revista “Forbes”, ka publikuar listën e personave më të pasur, dhe në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa persona të vdekur.

Kjo për shkak se “Nike” shiti veshjet e tij, të cilat tifozët i blenë vazhdimisht pas vdekjes së tij. Michael Jackson kryeson edhe një herë listën e të famshmëve që kanë ndërruar jetë, me fitimin më të lartë sipas “Forbes”, duke mbledhur 48 milionë dollarë.

Dr. Suess është i dyti me 33 milionë dollarë. Krijuesi i kikirikëve, Charles Schulz është i treti me 32.5 milionë dollarë. Arnold Palmer, është i katërti me 25 milionë dollarë. Dhe i pesti është Elvis Presley, me 23 milionë dollarë.

Por, në listën e “Të famshmëve të vdekur”, shtohet edhe reperi Juice WRLD, i cili vdiq në dhjetor 2019 në moshën 21-vjeçare. “Forbes” thotë se shitjet e tij të muzikës u rritën pas vdekjes së tij, duke rritur pasurinë në 15 milionë dollarë.