Celebrities Gossip

Të famshmit në “Emmy Awards” bëhen për “ujë të ftohtë” nga ndjekësit dhe ne nuk i vëmë faj!

Eventi më i madh dhe më i rëndësishëm ‘Emmy Awards’ u zhvillua për të 73-in vit radhazi. Në këtë ngjarje madhështore, e cila u mbajt në Los Angeles dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘CBS’ dhe ‘Paramount+’, të gjithë yjet nga bota e televizionit u përpoqën që të arrinin dhe të merrnin në shtëpi çmimin e dëshiruar.

Seriali komedi-dramë ‘Ted Lasso’ i Apple TV+ u nominua në 13 çmime dhe arriti të fitonte vetëm katër prej tyre ndërkohë që seriali i Netflix, “The Crown” rezultoi të ishte një ndër më të suksesshmit pasi në 11 nominime arriti që të fitonte shtatë prej  tyre.

Çmimet Emmy 2021 ishin plot me veshje shumëngjyrëshe, fjalime emocionuese por ajo që ra më shumë se sy, ishte që askush nuk kishte maskë. Ndjekësit në rrjetet sociale, Twitter dhe më gjerë shprehën revoltën e tyre për të famshmit të cilët nuk i respektuan rregullat anti-COVID.

Madje prezantuesi i Emmy-t, Cedric Entertainer bëri shaka për virusin në monologun e tij të parë duke shprehur se:

Na u desh të vaksinohemi për të ardhur këtu…

Një ndjekës shkroi në Twitter:

#PaMaska në Emmy Awards sepse rregullat janë për njerëzit e thjeshtë.

Një tjetër u shpreh:

Predikojnë, por nuk e praktikojnë vetë çfarë predikojnë.

Pa distancim, pa maska. Eshtë një shuplakë e qartë në fytyrë për të gjithë punonjësit që ende po merren me pandeminë.

Rikujtojmë, se Emmy nuk ishte e vetmja ngjarje e madhe e Hollywood-it që zemëroi fansat për rregullat e pandemisë. “Met Gala” në fillim të këtij muaji gjithashtu shkaktoi kritika nga shikuesit.

Kujtojmë se mbrëmja e shumëpritur e “Met Gala” u mbajt më datë 13 shtator. Zakonisht ajo zhvillohet të hënën e parë të majit, por për shkak të komplikacioneve nga pandemia ndodhën disa ndryshime.