Lifestyle

Të famshmit që adoptuan kafshë shtëpiake dhe i bën ata pjesë të pandashme të jetës së tyre!

Duke ditur që të famshmit tanë të preferuar kanë marrë vendimin e ndërgjegjshëm për të shpëtuar jetën e një kafshe dhe për t’i dhënë atyre një shtëpi të sigurt, na bën t’i admirojmë ata edhe më shumë. Miqtë tanë të adhurueshëm me 4 këmbë kërkojnë shumë vëmendje dhe dashuri, veçanërisht nëse kanë pasur një fillim të vështirë në jetë.

Dhe kur këta yje të zënë zgjedhin të dhurojnë dashuri për ta kjo vetëm dëshmon se sa të mëdha janë zemrat e tyre në të vërtetë. Ne në këtë artikull ne po ju njohim me disa njerëz të famshëm që e bënë botën një vend më të mirë duke u bërë ‘prindër’ krenarë të kafshëve shtëpiake të shpëtuara:

1. Jennifer Aniston/Clyde, Sophie dhe Lord Chesterfield

Aktorja e njohur prej kohësh ‘bërtet’ me të madhe për të drejtat e kafshëve. Jennifer aktualisht ka 3 qen. Clyde, Sophie dhe Lord Chesterfield.

2. Hilary Swank/Lucky, Karoo, Rumi dhe Kai

Ka vite që aktorja e dashur për publikun ka qenë vullnetare në strehimoret e kafshëve dhe ka ndihmuar në gjetjen e shtëpive të sigurta për mijëra kafshë të shpëtuara. Familja e saj aktuale e kafshëve përbëhet nga 4 anëtarë jashtëzakonisht të adhurueshëm.

3. Taylor Swift/Benjamin

Këngëtarja e njohur është një fanse e madhe e maceve. Anëtari i fundit i familjes së saj, Benjamin Button u shfaq në videoklipin e këngës së saj, “Me.” 2 kotele të tjera të saj kanë emra po aq magjepsës: Olivia Benson dhe Meredith Grey.

4. Dua Lipa/Dexter

Këngëtarja Dua Lipa dhe ish-i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid, u bënë ‘prindër’ të lumtur të Dexter në vitin 2020. Ashtu si çdo mama krenare, ajo e përshkroi qenushin e saj të adhurueshëm e ngjyrë të zi si “perfekt”.

5. Drew Barrymore/Lucky, Peach, Fern, Douglas dhe Lucy

Plani fillestar i Drew Barrymore ishte të adoptonte vetëm një kotele. Por një herë aktorja dhe vajza e saj nuk mund të vendosnin se cilën mace të shpëtonin, kështu që ato zgjodhën të merrnin 3 në shtëpi. Kështu iu bashkuan familjes Lucky, Peach dhe Fern. Aktorja ka vite që mbështet të drejtat e kafshëve dhe ka edhe 2 qen, Douglas dhe Lucy.

6. Liam Hemsworth/ Tani

Gjatë viteve aktori australian ka adoptuar një numër të madh kafshësh dhe gjithashtu dhuron bujarisht shuma parash për strehimoret e tyre.

7. Chelsea Handler, Bert dhe Bernice

Prezantuesja televizive dhe komediania e njohur adoptoi 2 qentë e saj në vitin 2018. Duket se Chelsea Handler është një fanse e madhe e racës Chow-Chow pasi Bert dhe Bernice ngjajnë shumë me 2 qentë e mëparshëm që ajo kishte adoptuar.