Celebrities Gossip Showbiz Tech

Të famshmit që fitojnë më shumë nga Instagrami, jeni kuriozë të zbuloni sa paguhen?!

Me më shumë se një miliard përdorues, Instagram nuk është më vetëm një platformë e mediave sociale. Është bërë një mjet fitimi për bizneset, influencerat dhe personazhet e famshëm. Këta të fundit janë në gjendje t’i përdorin ndjekësit e tyre në platformë për të promovuar produktet e tyre, përmbajtjen e sponsorizuar dhe reklama të tjera. Këto postime ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të tyre personale. Por cilët të famshëm përfitojnë më shumë nga Instagrami?

Një studim i kryer nga ‘Hopper HQ’, mblodhi të dhëna për të parë se sa fitojnë të famshëm të ndryshëm nga postimet e tyre në Instagram. Studimi tregoi se të famshëm, si Ariana Grande dhe Kylie Jenner, janë ndër fituesit më të mëdhenj në aplikacion. Sipas studimit, të famshëm me mbi dy milionë ndjekës paguhen mbi 1 milion dollarë për postim, ndërsa të famshëm me deri në 100,000 ndjekës paguhen deri në 50,000-100,000 dollarë për postim.

Njihuni me të famshmit që fitojnë më shumë para nga Instagrami dhe sa paguhen për një postim.

1.Cristiano Ronaldo (1,604,000 dollarë)

2.Dwayne Johnson (1,523,000 dollarë)

3.Ariana Grande (1,510,000 dollarë)

4.Kylie Jenner (1,494,000 dollarë)

5.Selena Gomez (1,468,000 dollarë)

6.Kim Kardashian (1,419,000 dollarë)

7.Lionel Messi (1,169,000 dollarë)

8.Beyonce (1,147,000 dollarë)

9.Justin Bieber (1,112,000 dollarë)

10.Kendall Jenner (1,053,000 dollarë)

Ndërkaq, a ndikon orari i postimit në Instagram në numrin e pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe gjithë aktivitetit të fotove dhe videove? Ideja është që një numër më i lartë njerëzish janë në aplikacion në periudha të caktuara të ditës, si për shembull në pushimin e drekës ose pas punës. Ditët specifike thuhet se gjithashtu janë më të mira për angazhim. Të dielave, për shembull, njerëzit kanë më shumë gjasa të pushojnë në divane duke shikuar postimet në rrjetet sociale. Se kujt i shfaqen postimet dhe kur, varet nga një sërë faktorësh, përfshirë kohën e ditës.