Celebrities Live From Tirana Showbiz

Të famshmit që po bëjnë ‘namin’ në Instagram për këtë javë…

Si çdo javë në emsionin e “Live From Tirana” ditën e premte kemi edhe rubrikën shumë të dashur për ju e cila quhet “Social Top 5”. Normalisht që gjatë gjithë ditës ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për Instagramin. Ja se cilët janë ata VIP-a të cilët kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë

5. Adis Patushi është duke shijuar një lidhje romantike me Fifin. Shpesh ata postojnë foto të ëmbla në prani të njëri-tjetrit. Ai ka fituar 500 ndjekës më shumë.

4. Në vend të katërt kemi Ledri Vula me 1 mijë ndjekës më shumë. Së fundmi ai ka publikuar këngën me Kida “Tdu”.

3. Semi Jaupaj është drejt finalizimit të këngës së saj të re të titulluar “Ani”. Këngëtarja është rritur me 1 mijë ndjekës në Instagram.

2. Tuna gjithashtu është duke ardhur me projekte të reja, madje thuhet se mund të jetë një bashkëpunim me Fifin. Ajo ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë.

1. Vendin e parë e kryeson Ronela Hajati. Këngëtarja po bën shumë bujë në media kohët e fundit dhe me datë 10 maj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ajo ka fituar 2 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj

5. Në vend të pestë qendron Amber Heard. Gjyqi famëkeq bëri që ajo të kritikohej nga publiku dhe të akuzohej si abuzuese. Ajo ka humbur 1 milion ndjekës.

4. Emeli Sande publikon sot albumin e saj të shumëpritur dhe kjo e ka bërë të fitojë 2 mijë ndjekës.

3. Lizzo mori vëmendje të madhe në Met Gala për shkak se fustanit të zi prej mëndafshi që ajo veshi iu deshën 1200 orë për qëndisjen e artë me dorë, ndërsa realizimit të plotë iu deshën në total 22,000 orë. Artistja ka shtuar 200 mijë ndjekës.

2. Kim Kardashian është kryefjala e mediave kohët e fundit, për shkak të zgjedhjes së saj në Met Gala ku veshi fustanin ikonik të Marylin Monroe, për të cilin u dobësua 7 kg. Ajo ka shtuar 600 mijë ndjekës.

1. “Social Top 5” këtë javë e kryeson Rihanna. Bukuroshja ka shtuar plot 1 milion ndjekës.