Celebrities Gossip Showbiz

Të famshmit që pranuan publikisht se kishin përdorur aplikacione takimesh…

Të jesh një njeri i famshëm nuk do të thotë që detyrimisht këta njerëz jetojnë jetë krejtësisht të ndryshme dhe se gjithçka u vjen lehtë, përfshirë edhe takimet e para dashurore. Ata gjithashtu luftojnë dhe kërkojnë për dashurinë e vërtetë.

Njihuni me disa të famshëm që kanë përdorur aplikacione takimesh dhe nuk e kanë patur aspak problem ta pranojnë publikisht këtë gjë:

1. Katy Perry

Pas ndarjes me John Mayer, Katy Perry vendosi se ishte koha për të marrë fatin në duart e saj. Ajo u pyet ndërsa ishte në një intervistë nëse ishte më në fund beqare. Për këtë pyetje, ajo dha një përgjigje të guximshme:

Uh, po unë jam, përshëndetje. Kaloj shumë kohë në Tinder, kështu që nuk kam shumë kohë. 

2. Khloé Kardashian

Pasi Khloé Kardashian konfirmoi se ishte ndarë me James Harden, ajo erdhi me lajme të tjera. Bukuroshja shkarkoi aplikacionin ‘OkCupid’ dhe i tregoi të gjithë botës se ishte e hapur të dilte me djem të rinj.

3. Demi Lovato

Lovato u regjistrua në ‘Raya’, e cila është një aplikacion ekskluziv takimesh për të famshmit. Më vonë, ajo u refuzua nga shërbimi pasi fshiu llogarinë e saj. Ajo u përpoq t’i rikthehej asaj përsëri pas një ndarjeje, por përfundimisht, ajo vendosi që i duhej kohë për të qenë beqare.

4. Charlize Theron

Pasi provoi një aplikacion takimesh, Charlize Theron e kuptoi se ajo nuk ishte adhuruese e saj. Ashtu si Sam Smith, ajo preferon një mënyrë tradicionale për të takuar njerëz:

Ju duhet t’i dërgoni mesazhe, fillon flirtimi dhe është disi e vështirë sepse ata po përpiqen të jenë të lezetshëm dhe thonë gjëra të çuditshme.

5. Ed Sheeran

Në prill të vitit 2014, Ed Sheeran hapi zemrën dhe tregoi se ai hapi një llogari në Tinder:

Unë nuk kam kohë për shumë takime. Gjithsesi do të preferoja të isha në radio dhe të flisja për muzikë.

6. Hilary Duff

Në vitin 2015, Hilary Duff njoftoi se ishte pjesë e Tinder-it:

Unë gjithmonë kam takuar njerëz përmes punës. Tani jam duke biseduar me rreth 9 djem. 

Ajo gjithashtu tregoi se më në fund do të shkonte në një takim në ‘Tinder’:

Unë jam me të vërtetë nervoze. Ne jemi duke shkuar në ‘bowling’, kështu që nuk mund të jetë shumë e shtrenjtë. 

7. Sam Smith

Sam Smith nuk e fshehu që po përdorte aplikacione takimesh, por pas disa kohësh, ai e kuptoi se nuk ishin për të:

Asnjë ofendim për njerëzit që përdorin ‘Tinder’-in por unë thjesht ndiej sikur po prish romancën. Ne po e humbasim artin e bisedës.

Smith zgjodhi një mënyrë tradicionale për të gjetur një shok shpirti dhe kjo mesa duket i solli fat.