Celebrities Fashion Gossip

Të famshmit që thyen kodin e veshjes në ceremonitë e ndarjes së çmimeve!

Kodi i veshjes në ngjarje si ceremonitë e ndarjes së çmimeve, festivaleve dhe premierët e filmit është i “ashpër” kur bëhet fjalë për veshjet. Sidoqoftë, ndonjëherë disa të famshëm nuk e vrasin mendjen fare dhe vishen ashtu siç duan, duke thyer çdo tabu apo kod veshjeje.

Ne gjetëm disa raste kur të famshëm i injoruan rregullat dhe tërhoqën vëmendjen e miliona njerëzve:

1. Chloé Zhao

Regjisorja fituese e Oscar-it i për vitin 2021 me filmin e saj “Nomadland” mbërriti në ceremoni me një fustan të Hermès dhe atlete. Sipas kodit të veshjes, janë takat e larta që konsiderohen të përshtatshme për një ngjarje të tillë.

2. Billie Eilish

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2020, këngëtarja u shfaq e veshur me një kostum Chanel. Billie shpesh ka deklaruar se preferon të zgjedhë rroba të rehatshme dhe të lira, dhe kjo është arsyeja pse zgjedhja e saj nuk ishte aq befasuese.

3. Woody Harrelson

Woody Harrelson arriti në premierën e filmit “The Hunger Games: Mockingjay – Part 2” i veshur me pizhame dhe çorape. Vlen të përmendet se veshja ishte e ekuilibruar me ngjyra gri.

4. Kendall Jenner

Kendall Jenner u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 2017 me pantallona të shkurtra xhins. Modelja e plotësoi këtë pamje me një bluze të dizenjuar nga Alexandre Vauthier dhe disa aksesorë.

5. Julia Roberts

Në vitin 2016, Julia Roberts mbërriti në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë e veshur me një fustan të gjatë që i mbulonte këmbët. Por sapo ajo filloi të ngjitej nëpër shkallë, të gjithë mund të shihnin që aktorja nuk kishte veshur këpucë. Vlen të përmendet se edhe këpucët pa takë nuk rekomandohet të vishen, sipas rregullave të festivalit të filmit.

6. Ezra Miller

Aktori zgjodhi një pamje të pazakontë të krijuar nga Moncler Pierpaolo Piccioli për premierën e filmit, “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”.

7. Lil Nas X

Reperi 22-vjeçar, Lil Nas X, veshi një kostum Versace dhe një kapelë kauboj në Çmimet Grammy 2020. Pavarësisht veshjes me ngjyra të ndezura, zgjedhja ishte gjithçka përveç rastit.

8. Serena Williams

Në Met Gala në vitin 2019, tenistja e famshme kishte veshur një fustan të verdhë të ndritshëm nga Atelier Versace. Në të njëjtën kohë, ajo kishte shkelur në mënyrë elegante kodin e veshjes, pasi kishte veshur atlete që përputheshin me ngjyrën e veshjes.

9. Billy Porter

Aktori, Billy Porter, veshi në pjesën e sipërme një smoking dhe mbi të një fustan mbrëmjeje. Ai u shpreh:

Kjo veshje më bëri të ndjehem shumë mashkull.

10. Jodie Foster

Aktorja fituese e Oscar-it e vitit 1992 refuzoi të vishte një fustan mbrëmjeje në ceremoni. Jodie Foster u kujtua për veshjen e saj elegante, një kostum me doreza mëndafshi nga Armani.

Rikujtojmë, se Balenciaga ka nisur të mendojë për koleksionin e ri për t’i paraprirë shtatorit, fillimit të sezonit të vjeshtës. Megjithatë, duket të jetë një koleksion jo brenda asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Kompania e modës ka vendosur të japë një mesazh të fortë dhe ta dedikojë këtë koleksion të quajtur “Feel Good” për komunitetin “LGBTI”.