Botë e Çuditshme

Të festosh mbi guret e varreve, festivali që shkaktoi zemërim të madh te njerëzit!

Një festival birre i mbajtur në një oborr kishtar anglez, ka nxitur një valë polemikash pasi u publikuan disa fotografi të vizitorëve që argëtoheshin mes varreve. Vendasit në qytetin verilindor të Stockton-on-Tees, u mblodhën në kishën 1000-vjeçare të Shën Marisë për Festivalin e Birrës, i cili u zhvillua përgjatë katër ditëve.

Me nisjen e pandemisë koronavirus, festivali u organizua nga kisha në bashkëpunim me një kompani, për të mbledhur fonde për ndërtesën, e cila daton që nga viti 1020. Mirëpo ajo që tradicionalisht njihej si një festë popullore dhe lokale, u bë titulli kryesor i gazetave, pasi dolën fotot e vizitorëve që pozonin teksa ishin ulur rreth një varri apo kishin lënë pijet e tyre në to.

Fotografitë shkaktuan një stuhi zemërimi në rrjetet sociale dhe njerëzit u shprehën se kjo që kishte ndodhur ishte një mungesë respekti ndaj të vdekurve, por edhe ndaj një monumenti kulture, siç është kisha.

Në prag të festivalit, organizatorët e promovuan atë me një postim në Facebook duke premtuar më shumë se 40 lloje birrash, pijesh artizanale, verëra etj. Megjithatë, pas asaj që ndodhi, organizatorët, së bashku me përfaqësues të kishës, kërkuan ndjesë publike.