Tech

Të fiksuar pas emoji-ve, 6 miliardë të tilla dërgohen çdo ditë!

Të gjithë jemi të fiksuar pas emoji-ve në rrjetet sociale, teksa i përdorim mjaft, si në shkëmbimin e mesazheve ashtu edhe në komente.

Sipas raportit “Global Emoji Diversity & Inclusion”, 6 miliardë të tilla dërgohen çdo ditë. Nga ana tjetër, përdoruesit thonë se përfaqësimi duhet të jetë më gjithëpërfshirës. Studimi zbuloi se 83% e përdoruesve globalë të emoji-ve duan që krijuesit e imazheve të vogla dixhitale të kenë një përfaqësim më gjithëpërfshirës.

Në studim u përfshinë rreth 7 mijë përdorues emojish nga shtatë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Japoninë, Francën, Australinë dhe Korenë e Jugut. 54% e të anketuarve mendonin se identiteti i tyre reflektohej në mënyrë të përshtatshme në opsionet aktuale të emoji-ve. Vetëm 37% e përdoruesve me nevoja të veçanta thanë se ndiheshin të përfaqësuar nga emoji-t aktualë.

Kultura ishte kategoria më e përmendur për të cilën përdoruesit kërkuan më shumë gjithëpërfshirje, e ndjekur nga raca dhe etnia. Ngjyra ose modeli i flokëve, aksesorët e veshjeve, lloji i trupit dhe ngjyra e syve ishin opsionet më të njohura mbi personalizimin që përdoruesit e emoji-ve, thanë se do të pasqyronin më mirë pamjen personale.