Celebrities Gossip Showbiz

Të gjitha duam një marrëdhënie me vjehrrën, si Sara me Xheraldinën!

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale. Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Gjithëmonë është vënë në dukje nëpër rrjete sociale marrëdhënia shumë e mirë si nuse-vjehrrë, që ekziston mes Sarës dhe mamasë së Ledrit, Xheraldinës. Kjo gjë është vënë re edhe në fotot e fundit që Sara ka postuar në Instagram, ku nuk mund të mungonte komenti aq i dashur i vjehrrës së saj.

E bukura e ninit moj je ti. Syni i bukur jeshil.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, Sara ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, bukuroshja ka bashkëpunuar për një linjë kozmetike me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karajn.