Bota Celebrities Film & Tv

Të gjitha ndodhitë gjatë “Squid Game” tani mund të përjetësohen në eventin që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar!

Duke marrë parasysh famën e madhe që seriali korean “Squid Game” mori, ishte vetëm çështje kohe para se një lojë e vërtetë “Squid Game” të bëhej realitet, gjë që në fakt është ajo që ndodhi kohët e fundit në Abu Dabi. Seriali përqendrohet në 456 njerëz që konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për jetë a vdekje, të gjitha për mundësinë për të fituar një çmim të madh parash.

“Squid Game” vjen nga skenaristi-regjisori Hwang Dong-hyuk, i cili njihet për filmat “The Fortress”, “Miss Granny” dhe “Silenced”. Seriali tregon historinë e një grupi garuesish që bien dakord të marrin pjesë në një lojë misterioze të mbijetesës me një çmim të përgjithshëm prej gati 40 milion dollarë.

Megjithatë, një tjetër përvojë reale e lojës “Squid Game” po vjen edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje po shpërndan një çmim në para për fituesin. Ashtu si në serial, garuesit do të konkurrojnë për një çmim në para, megjithëse një shumë më e ulët se sa ai në “Squid Game”.

Të gjithë garuesit do të duhet të nënshkruajnë deklarimet mjekësore për t’u siguruar që janë mjaftueshëm të aftë për të marrë pjesë në pesë sfidat fizike dhe mendore. “Squid Game Live” po organizohet nga “Universal Ents”, të cilët thonë se kanë punësuar staf sigurie për të siguruar që garuesit të respektojnë të gjitha rregullat.

Mësohet se 40 garues do të merren nga organizuesi nga një pikë takimi në Anglinë Veriperëndimore dhe do të dërgohen në një vend të pazbuluar për të marrë pjesë në sfidat, njësoj siç ndodh në serial. Gara e parë do të zhvillohet më 27 nëntor.

Seriali i njohur korean “Squid Game” është duke u komentuar gjithandej dhe së fundmi po përflitet edhe për realizimin e një video-lojë me përmbajtje të njëjtë. Netflix vuri në dukje mundësinë e bërjes së një video-lojë Squid Game, pasi kjo shtëpi prodhimi po përhap ngadalë tentakulat e saj edhe në këtë sektor, me një plan për të bërë lojëra bazuar në arritjet ajo zotëron.