Celebrities Fashion

Të gjithë e duan Jennifer Aniston tek seriali “Friends” por ajo mallkonte çdo ditë parukierin e saj për…

Jennifer Aniston nuk ka qenë kurrë nga ajo që i është shmangur diskutimit të ndjenjave të saj të vërteta për personazhin Rachel. Në episodin më të fundit të “PEOPLE Pop Cultured”, modeli i flokëve tashmë ikonë që Aniston, 53 vjeç, kishte në serialin e dashur televiziv “Friends”, është parë me detaje nga vetë ajo gjatë viteve që nxjerrin në pah ndjenjat e saj të vërteta për pamjen.

Pasi kaloi nëpër historinë e personazhit Rachel dhe që ishte një fenomen i kulturës pop që u dashurua nga gratë anembanë globit në vitet 1990, prezantuesja e podcast-it PEOPLE Every Day, Janine Rubenstein vuri në dukje se Aniston ka thënë në shumë raste se ajo e urrente modelin e flokëve për të cilët njihet personazhi i saj nga “Friends”, Rachel Green.

Në vitin 2011, Aniston tha në një intervistë me Allure se pavarësisht dashurisë dhe marrëdhënies së saj të gjatë me stilistin e saj Chris McMillan, ai ndikoi dhe stiloi modelin e flokëve të Rachel, e cila nuk ishte pamja e saj më e mirë.

Në atë kohë, Aniston shtoi:

Si ta them këtë? Mendoj se ishte prerja më e shëmtuar e flokëve që kam parë dhe kam pasur ndonjëherë.

Hall veçoi gjithashtu një fjalim që Aniston mbajti në vitin 2018 kur McMillan fitoi çmimin e stilistit të vitit nga InStyle. Aty aktorja ka reflektuar për modelin e flokëve dhe se sa e vështirë ka qenë për tu mbajtur. Aniston shprehu ndjenja të ngjashme edhe kur foli me Marie Clare në vitin 2013, duke thënë atëherë se “‘The Rachel’ ishte e tmerrshme”.

Unë do ta mallkoja Chris-in sa herë që më duhej të thaja flokët me tharëse flokësh.