Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë e kanë një fiksim edhe Yll Limani e ka një!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E kështu të gjithë që e njohin Yllin e dinë fiksimin dhe dashurinë e madhe që ka për macet dhe sidomos për maçokun e tij. Të gjithë e mbajnë mend maçokun e tij të parë e se sa shumë shpesh e postonte në rrjete sociale dhe se sa shumë e vuajti humbjen e tij. E për këtë postimet në rrjete sociale me maçokun e tij të ri janë të pakta, por gjithsesi Ylli nuk mund ta fshehë dot adhurimin ndaj tij.

 

Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të një video të publikuar në Instastory, ku na ka treguar edhe disa rreshta nga kënga , të cilën mezi po e presin.

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor. Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory.  Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.