Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë e kanë te Fjolla, por ajo e ka te buzët…

Para pak ditësh këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi.  Sipas avokatit mbrojtës, Fanol Krasniqi, gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri dhe iu ndërpre masa e paraburgimit.

E dënuar në mungesë në vendin tonë për trafik armësh, Morina u arrestua në Prishtinë në korrik, pas 10 muajsh arrati për shkak se u largua nga shtëpia në Kukës ku qëndroi 4 muaj, drejt Kosovës. Ajo tha se ditën kur policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse gjendej aty, ndodhej në spital pasi vuante nga depresioni. Më pas, kur mësoi se uniformat blu i kishin shkuar në banesë, u frikësua dhe u largua për në Kosovë.

35-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikëkalimin e Morinës në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë u kap me dy pistoleta pa leje, në makinën ku udhëtonte e shoqëruar nga dy persona, njëri prej të cilëve biznesmeni Fisnik Syla, bashkëshorti i saj.

E kur të gjithë po flasin për bëmat e saj, Fjollës nuk i intereson aspak që të tregojë se çfarë po ndodh dhe thjesht publikon në Instastory video ku duket teksa po ndërhyn tek buzët e saj dhe jo vetëm… Teksa shfaqet duke injektuar ‘fillers’ në fytyrën e saj, këngëtarja shkruan:

Ka ardh koha mu zbukuru

Fjolla gjatë arratisë së saj u martua me Fisnik Sylën, por së fundmi thashethemet po qarkullojnë se mos ndoshta dyshja janë ndarë. Këngëtarja mbylli llogarinë e saj në Instagram përkohësisht dhe e rihapi sërish më vonë. Ajo që na bëri përshtypje është që Fjolla ka rikthyer shumë pak foto dhe ndër to asnjëera nuk është me Fisnikun, i cili gjithashtu ka fshirë postimet me të. Dyshja gjithashtu nuk ndiqen më me njëri- tjetrin.

Nuk dimë çfarë po ndodh mes tyre, megjithatë urojmë të mos jetë asgjë serioze.