Celebrities Film & Tv

Të gjithë e kemi parë të paktën njëherë “Batman”! Por pse Ben Affleck ka rezerva për të?!

Së fundmi aktori Ben Affleck nuk e shikon më si më parë kohën e tij kur ai ka xhiruar “Justice League”. Aktori ripërsëriti rolin e tij si Batman/Bruce Wayne në filmin e vitit 2017, ku regjisori Joss Whedon mori përsipër projektin pasi regjisori origjinal Zack Snyder u largua nga filmi pas vdekjes së vajzës së tij 20-vjeçare nga vetëvrasja.

Disa aktorë të “Justice League” kanë folur kundër sjelljes së supozuar të Whedon në xhirimet e filmit, duke përfshirë yllin e “Wonder Woman”, Gal Gadot, e cila vuri në dukje se ishte “tronditur” nga mënyra sesi ai i foli asaj gjatë xhirimeve. Për më tepër, Ray Fisher, i cili luajti Cyborg, akuzoi Whedon se ishte abuziv, joprofesional dhe plotësisht i papranueshëm.

Megjithëse ai nuk e përmend Whedon me emër, Affleck tha për “Los Angeles Times” se xhirimi i “Justice League” rezultoi të ishte përvoja më e keqe për shumë arsye. Xhirimet e filmit ishin rrënuar nga një sërë çështjesh, duke përfshirë vonesat, çështjet e buxhetit, ndryshimet e skenarit, si dhe ndryshimi i regjisorit në minutën e fundit vonë në xhirime.

Është e vërtet se “Justice League” ishte një përvojë e keqe për shkak të një sërë gjërash: jeta ime, divorci im, largimi i vazhdueshëm, axhendat konkurruese dhe më pas tragjedia personale e Zack-ut. Ishte thjesht përvoja më e keqe. Ishte e tmerrshme.

Aktori shtoi se:

Asgjë nuk më ka pëlqyer. Ky u bë momenti kur thashë: “Nuk po e bëj më këtë”. Nuk ka të bëjë as që “Justice League” ishte aq i keq. Sepse mund të kishte qenë çdo gjë.

Në muajin tetor, Affleck aludoi edhe për produksionin sfidues të “Justice League” ndërsa fliste me “Variety|, duke ndarë se si ishte eksperienca e tij teksa luante rolin e Batman përsëri për Flash-in e ardhshëm.