Celebrities Music Showbiz

Të gjithë fansat e Don Xhon dhe Loredanës të bëhen gati, artisti finalizon bashkëpunimin e tyre të ri!

Pak ditë më parë, Don Xhoni na ka treguar se ai dhe Loredana kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të nxjerrin në treg. Ky projekt i tyre titullohet “Gjuj për to” dhe fansat që tani janë shumë të ekzaltuar dhe mezi po presin se kur do të publikohet.

Mirëpo, duket se gjatë xhirimeve të klipit, dyshja ka hasur disa probleme. Me anë të një video amatore duket se policia ndaloi xhirimet dhe reperi së bashku me Loredanën janë detyruar të lirojnë hapësirën e bllokuar nga xhirimet. Këtë e bëri me dije vetë reperi me anë të një Instastory ku ka treguar se ashtu siç duhet ka respektuar rregullat e policisë dhe madje ka publikuar një Instastory ku ka falenderuar dhe ka shpërndarë mesazhin se shteti duhet respektuar.

Megjithatë, pas kësaj Don Xhoni, nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, ka lajmëruar se ka finalizuar xhirimet e këtij projekti. Ai publikoi një foto ku dukej së bashku me Loredanën dhe shkroi:

“Gjuj per to”! Faleminderit Zot qe na mundësove me e realizu këtë projekt madhështor, faleminderit familjes, shoqërisë edhe krejt ekipit realizues që kanë qenë pjesë e këtij projekti. Një falenderim të veçantë për personin që pa të nuk ishte bërë ky projekt, Loredana. Respekt shumë të madh jo vetëm si artiste por edhe si person. Videoklipin e kemi perfunduar, tani është duke u bërë gati për datën e madhe 12.11.2021 (ora 00:00), kështu që nga sot ju njoftoj që ‘THE BOMB HAS BEEN PLANTED!’ Shihemi në finale.

Ndërkohë rikujtojmë se, vetëm pak kohë më parë, Don Xhoni ka publikuar këngën e tij të fundit, të titulluar “Trust Me”, e cila i është bashkuar klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards. Projekti i tij renditet në vend të 24-të për këtë javë. Nëse edhe ju e pëlqeni këtë këngë mund ta votoni atë për të qendruar sa më gjatë si pjesë e klasifikimit.