Health & Beauty Lifestyle

Të gjithë kemi nje pyetje: Kur duhet të zgjohemi nga gjumi në mëngjes?!

Zgjimi në mëngjes mund të jetë i vështirë për shumë prej nesh, sidomos nëse të duhet ta nisësh punën herët. Studiuesit shpesh kanë patur qasje të ndryshme mbi orën tonë biologjike, pra kur trupi ynë është programuar per të nisur ditën. Një studim i fundit sugjeron se koha më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes varet nga sa orë keni fjetur një natë më parë. Në përgjithësi njeriu duhet të flejë 7 deri në 9 orë në natë, sipas healthdigest.com. Nëse flini 7 orë në natë, përshembull, duhet të shkoni në shtrat në orën 23:00.

Kjo do t’i lejojë trupit tuaj kohë të mjaftueshme për të kaluar katër ose pesë cikle gjumi në natë, gjë që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar mëngjesin tjetër. Megjithatë njerëzit e suksesshëm në botë, kur kanë folur për rutinën e tyre thonë se ata çohen para orës 6 të mëngjesit. Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook pretendon se ngrihet para orës 4 të mëngjesit.

Oraret e hershme janë veçanërisht të dëmshme për adoleshentët, të cilët në gjendje natyrale kanë tendencë të zgjohen vonë. “Shkollat fillojnë shumë herët”, deklaron Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve të SHBA-së. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që shkollat e mesme të fillojnë në orën 8.30 të mëngjesit ose më vonë, por në vitin 2014, 93% e shkollave të mesme dhe 83% e shkollave të mesme në SHBA filluan para kësaj kohe, duke i lënë fëmijët të përgjumeshin në gjatë orëve të matematikës.

Pandemia e zgjeroi të drejtë natyrale për zgjimin për dhjetëra miliona punëtorë të cilët punuan nga shtëpia. Gjatë izolimit, shumica prej tyre i nisën ditët e tyre më vonë, edhe pse nuk kishin jetë nate. Në Mbretërinë e Bashkuar vjeshtën e kaluar, përshembull, dita mesatare e punës për ata që punuan nga shtëpia filloi në orën 10.45 (dhe përfundonte gjithashtu vonë). Në një studim ndërkombëtar me 113,000 njerëz në 20 vende, Ju Lynn Ong nga Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe të tjerë zbuluan se fillimet e mëvonshme dhe konvergjenca e orareve të zgjimit të ditëve të javës dhe fundjavës, ndihmuan në shëndetin e zemrës, diçka e mirë per shëndetin.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se të flesh në një dysheme të fortë kur ke një shtrat krejtësisht komod mund të tingëllojë si një çmenduri. Por, siç rezulton, edhe pse mund të mos jetë aq e rehatshme, mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin tuaj. Një sistem i përmirësuar imunitar, kapacitet i rritur i mushkërive dhe më pak dhimbje shpine janë vetëm disa nga përfitimet që do të keni kur të filloni të flini në dysheme. “Bright Side” ju zbulon në këtë link disa nga benefitet e të fjeturit në dysheme.