Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë merrnin vëmendje nga Luizi, Efi analizon lojën në BBV!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Me anë të situatave të ndryshme, banorët janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Detaj i vënë re edhe nga banorët e tjerë, Efi ka analizuar lojën e tyre, duke u shprehur se sipas saj të gjithë debatonin me Luizin për të fituar vëmendjen e tij.

Në sytë e mi të gjithë bënin debate kot si e si të përfshiheshin me të. Duke parë që ai ishte në prime, dhe dukej sikur shumica i jepnin një lloj rëndësie sepse donin ata të kishin rëndësi. Një person që është i përfshirë, të gjithë të tjerët shumë qetë.