Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë ndjekësit kundër Kidës! Çfarë nuk shkon me këngën e re të saj?

Kida prej kohësh ka treguar se eksperimenton me look-un e saj nëpër klipe dhe jo vetëm. Këngëtarja gjithmonë guxon dhe eksperimenton si me ngjyrat e flokëve, ashtu edhe me veshjet dhe make-up.

Megjithatë, Kida gjithmonë ka qëndruar tek një stil i të kënduarit dhe gjithmonë është pëlqyer nga ndjekësit. Për këtë fakt ka një numër të konsiderueshëm fansash që e përkrahin në rrjete sociale. Por, në këngën më të fundit që këngëtarja publikoi vetëm disa orë më parë, duket të ketë shkaktuar pakënaqësi tek ndjekësit e saj.

Shumica e tyre janë treguar skeptikë dhe kanë kritikuar tekstin e projektit më të ri muzikor. “Dinero” është kënga e re solo e Kidës dhe megjithëse u kritikua shumë, thënë kjo nga komentet në YouTube, ka arritur të ketë mbi 200 mijë shikime në vetëm 15 orë.

Rikujtojmë se, Kida lançoi para 2 muajsh këngën “Dale” në bashkëpunim me Butrintin dhe Ledrin. Kënga padyshim mund të konsiderohet hiti i verës, pasi numëron plot 47 milion klikime dhe është dëgjuar kudo.