Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë po ‘e sulmojnë’, Romeo i del në krahë të vëllait!

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Por çuditërisht pa reaguar kishte mbetur edhe i vëllai binjak, Romeo. Pak më parë, me anë të një postimi në llogarinë personale në Instagram të Donaldit, i cili menaxhohet nga Romeo, ky i fundit ka publikuar një video nga përqafimi i ngrohtë dhe mbështetës që pati i vëllai me Trixa-n, gjatë spektaklit të djeshëm. Krahas, duke treguar mbështetje të plotë për gjysmën e tij më të mirë dhe lidhjen që ai ka me këngëtaren, ai shkruan:

Mos ki frikë të thuash të dua  

https://www.instagram.com/p/CXEWXKXja-y/

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë. Kjo e fundit ka shpërndarë një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku Antigona ka përkrahur vajzën e saj dhe sigurisht që është kundër çdo komenti negativ që thuhet për të në rrjet. Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës.