Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Të gjithë po flasin për vajzat, po djemtë si duhet të vishen në plazh?! Ja disa nga sugjerimet e djemve të showbiz-it tonë…

Të gjithë këto kohë po flasin se si vajzat duhet të vishen në plazh, çfarë bikinish duhet të mbajnë dhe me cilat aksësorë të përfundojnë look-un e tyre. Po me djemtë çfarë duhet të ndodhë?! Nëse nuk dini se si të visheni teksa shkoni në plazh ne kemi disa sugjerime për ju sipas yjeve të showbiz-it shqiptar.

Ilir Shaqiri ka preferuar një bluzë blu shoqëruar me pantallona të kuqe. Epo bluja shkon shumë me të kuqen, ndaj pse mos ta konsideroni një herë këtë kombinim?!

Nga ana tjetër Dj Dagz ka treguar se nuk është fans i ngjyrave teksa mban veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza teksa shihet në plazh. Shoqëruar me një kapelë në ngjyrë të bardhë, ky look me siguri duhet provuar edhe nga ju.

Alban Skënderaj poashtu ka zgjedhur një bluzë të bardhë teksa në pjesën e poshtme mban një palë xhinsë të gjata të grisura. Epo duket outfit-i perfekt për një foto perëndimi.

Blendi Fevziu na ka surprizuar disi teksa mban një bluzë blu me mëngë të gjata, teksa edhe ai ka zgjedhur ta kombinojë të kuqen me blunë.

Vlashent Sata, mjaft i përafërt me Albanin, por me një look- më klasik ka zgjedhur një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë në foton e tij buzë detit.

Dj Pm na e ka vërtetuar tashmë se i ka qejf ngjyrat, teksa edhe në këtë look në plazh duket me një bluzë ngjyrë rozë që vetëm pa u vënë re nuk mbetet.

Të fundit në këtë listë, Romeo dhe Donald Veshaj kanë zgjedhur bluza të bardha në një foto në plazh teksa nuk e dimë se me çfarë e kanë shoqëruar në pjesën e poshtme. Epo duket se, djemtë e showbiz-it tonë nuk i thonë dot ‘jo’ të bardhës.