Botë e Çuditshme

Të gjithë të apasionuarit pas fotografive të mblidhen këtu! Hapet zyrtarisht muzeu i ‘selfie’-ve në Sarajevë!

Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë, është hapur së fundmi muzeu i parë i fotografive selfie, i cili para pak ditësh ka mirëpritur vizitorët e tij të parë. Adhuruesit e fotografive të bukura në muzeun e selfie-ve në Sarajevë mund të bëjnë fotografi të pazakonta në instalacione interesante të krijuara posaçërisht për këtë qëllim.

“Muzeu Selfie” në Sarajevë u ofron vizitorëve 25 instalacione inovative, në të cilat mund të bëjnë fotografitë e tyre moderne artistike. Pamje nga Bali, burgu luksoz, kopshti magjik i luleve, bari në plazhin e Maldiveve dhe dyqani i ëmbëlsirave, janë vetëm disa nga instalacionet që tërheqin vëmendjen si të vizitorëve të huaj ashtu edhe ata vendas.

Madje atyre u është ofruar mundësia që në një dhomë zhveshjeje të mund të ndërrojnë rrobat për të bërë selfie të ndryshme me veshje të ndryshme. “Muzeu Selfie” në Sarajevë është vazhdimësi e një projekti biznesi të nisur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar me hapjen e muzeut të parë selfie në Travnik, i gjithi me synim forcimin e ofertës turistike të qyteteve boshnjake.

Rikujtojmë se, para pak kohësh Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi një kërkesë të kujdesit shëndetësor prej 100 milionë eurosh (116 milionë dollarë), i cili do të përfshijë shërbime të tilla si një linjë ndihme 24-orëshe për vetëvrasje. Thënë kjo, qeveria spanjolle ka krijuar një vend të posatçëm ku mund të shkoni atëherë kur ndiheni keq emocionalisht…dhe të qani.

“Hyni dhe qani”, lexohet në një shenjë drejtuar vizitorëve. “Edhe unë kam ankth,” thuhet në një njoftim tjetër me ngjyrë rozë. Ka telefona në një cep me emrat e njerëzve që mund të telefononi kur ndiheni të mërzitur, përfshirë dhe një psikolog. Mirësevini në “La Lloreria”, ose “Dhoma ku mund të qani”. Çdokush mund të marrë pjesë në këtë iniciativë, të vendosur në një ndërtesë në qendër të Madridit, i cili synon të heqë tabunë që ekziston në shoqëri që lidhet me shëndetin mendor, duke qarë dhe duke kërkuar ndihmë.