Lifestyle

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë, por pse mendojmë se jemi duke u vëzhguar kur në fakt nuk po ndodh?!

Me shumë mundësi ju keni pasur ndonjëherë ndjenjën se dikush po ju vështron nga pas shpine, edhe nëse nuk mund të shihni atë. Ti nuk je vetëm. Me sa duket, kjo është një përvojë e përbashkët mes shumë prej nesh dhe madje ka studime që mbulojnë arsyet pse ndonjëherë ndihemi kështu. Zbuloni se çfarë ndodh me ju në momentin kur ndjeni se dikush po ju shikon:

1. Truri mund të tregojë nëse dikush po ju shikon, edhe nëse ne nuk e keni parë atë.

Një studim u krye me një pacient ‘kortikalisht të verbër’, i cili nuk mund të shihte për shkak të dëmtimit të shkaktuar në korteksin vizual (një pjesë e trurit). Ai nuk ishte në gjendje të perceptonte asgjë me vetëdije, si shikimi i një filmi ose leximi i një libri, por mund të përpunonte informacionin që shkonte në zonat e trurit që funksiononin. Hulumtimi tregoi se ne jemi në gjendje të ndiejmë nëse dikush po na shikon drejtpërdrejt, edhe nëse nuk e kemi parë me vetëdije, gjë që mund të shpjegojë pse mendojmë se jemi duke u vëzhguar edhe nëse në të vërtetë nuk kemi parë dikë që na shikon.

2. Një gabim interpretimi.

Një gjë tjetër që mund ta konfirmojë këtë ndjenjë dhe madje ta bëjë atë të ndodhë më shpesh, është kur kthehesh dhe shikon se në të vërtetë dikush po të shikon. Edhe pse kjo mund të duket si një konfirmim që dikush po shikonte gjatë gjithë kohës, personi që ju shikoi mund ta ketë bërë këtë vetëm sepse ju u kthyet.

3. Një sugjerim i vogël ju vë në gatishmëri.

Ndjenja e të qënit të shikuar mund të shkaktohet nga një e dhënë e vogël që ka alarmuar trurin tuaj, mund të jetë diçka që e keni parë nga cepi i syrit, një tingull i dobët që vjen nga një vend i panjohur ose ndonjë gjë për të cilën nuk jeni të sigurt. Kjo përveç paranojës dhe faktit që ju nuk mund të shihni atë që keni pas shpine mund t’ju japë përshtypjen se ka dikush pas jush që shikon hapat tuaj, edhe nëse nuk është kështu.

4. Nëse nuk jeni të sigurt, përgjigjja është ndoshta “Po”.

Sipas një studimi nga Universiteti i Sidneit, kur njerëzit marrin sinjale të kufizuara vizuale në lidhje me mjedisin e tyre, si përshembull nëse është errësirë ose nëse ata mbajnë syze dielli dhe nuk mund të tregojnë saktësisht se çfarë po ndodh, ata priren të mbështeten në përvojën e tyre të mëparshme. Kjo i bën ata më të prirur të besojnë se po shikohen, veçanërisht në rastet kur janë të pasigurt.

5. Të kuptuarit se dikush po ju shikon është e rëndësishme.

Të jesh në gjendje të identifikosh nëse dikush po të shikon, është një pjesë vërtet e rëndësishme e sjelljes njerëzore, pasi ka të bëjë me komunikimin midis njerëzve. Që nga fillimi i evolucionit njerëzor, shikimi ka qenë një instrument i fuqishëm për të komunikuar emocione, si dashuria, zemërimi dhe informacioni i nevojshëm për të mbijetuar dhe që atëherë ka evoluar. Kjo është arsyeja pse truri ynë është i specializuar në këtë aktivitet dhe ne jemi gjithmonë vigjilentë për rrethinën tonë.