Health & Beauty Lifestyle

Të hash para apo pas stërvitjes? Studimi i ri i jep fund pikëpyetjeve tuaja!

Gjithmonë kanë ekzistuar mëdyshje se a duhet ngrënë apo jo para stërvitjeve. Por, rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mënyra më e mirë për të shënuar progres është duke mos ngrënë para palestrës apo ushtrimeve të tjera.

Rezultatet e hulumtimeve të publikuara në revistën ‘American Journal of Physiology’ dalin në përfundimin se mënyra më efektive për të djegur dhjamin dhe kaloritë e tepërta është duke mos ngrënë para stërvitjes. Për këtë studim, shkencëtarët analizuan një grup të burrave mbipeshë të cilët kishin ecur 60 minuta në stomak të zbrazët.

Rasti ishte përsëritur por herën e dytë ata kishin ngrënë dhe kishin qenë të furnizuar me kalori e karbohidrate. Mostrat e tyre të gjakut ishin marrë në të dyja rastet para stërvitjeve dhe pas stërvitjeve.

Rezultatet pastaj kishin treguar se kur ata kishin bërë aktivitet fizik në stomak të zbrazët, trupi e kishte përdorur dhjamin si burim të energjisë dhe kështu ata kishin shkrirë më shumë dhjam. Ndërsa në rastin e dytë, trupi i kishte shfrytëzuar karbohidratet si burim të energjisë dhe dhjami kishte vazhduar të mbeste në trup.

Nëse keni qenë duke shpenzuar gjashtë ditë të javës vazhdimisht duke bërë ushtrime me shpresën se do të bëni muskuj seksi, atëherë keni nevojë të pushoni pak. Të gjitha ato ushtrime intensive që bëni, nuk po shërbejnë për mirë në jetën tuaj seksuale.

Sipas një studimi të ri, ushtrimet e intensitetit të lartë mund ta zvogëlojnë nivelin e libidosë te meshkujt. Në bazë të eksperimenteve të hulumtuesve, rezultatet kishin qenë mjaft të qarta, ata të cilët ishin ushtruar pak apo mesatarisht kishin raportuar për nivele më të larta të libidosë sesa ata që kishin bërë ushtrime të fuqishme fizike.