Politikë

Të hënën mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, ja çfarë do diskutohet!

Të hënën e 26 shtatorit, në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka përmes një njoftimi për mediat.

Në mbledhje, do të ketë diskutime rreth situatës politike dhe do të ketë vendimarrje mbi aksionin opozitar.

Gjithashtu, do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së Partisë Demokratike.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se në muajin shtator do të nisnin protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

E vetmja protestë nga opozita, në sezonin e ri politik, është ajo e zhvilluar nga Partia e Lirisë më 13 shtator te inceneratori i Tiranës.