A Live Night Celebrities Music

Të jesh këngëtar solo, Ledri Vula rrëfen vështirësitë dhe emocionet pas largimit nga “Skillz”!

I ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte Ledri Vula në një rrëfim si asnjëherë më parë për karrierën dhe jo vetëm. Ledri foli për hapat e parë në muzikë, teksa kujtoi gabimet, mësimet dhe sukseset e tij.

Jam njohur me Lumin, Viganin, Skivin. Në atë kohë mundësitë kanë qenë shumë të vogla për të bërë një këngë vetë. Ka qenë më ‘in’ të ishim grup. Kaq e thjeshtë ka qenë. 5 minutat e para të famës më është dukur sikur nuk kam shkelur në tokë. Kënga e dytë menjëherë ka qenë dështim, më dha një shuplakë të bukur. Prej asaj dite jam me këmbë në tokë, edhe falenderues për secilin sukses që vjen.

Nga grup në solo, Ledri rrëfen emocionet dhe kujtimet e këtij procesi.

Prej ndarjes së “Skillz”, nëse mund ta quaj, sepse nuk ka qenë ndarje, unë e kam ditur që do shkoj në studio të bëj këngë, nuk do ndalesha të shkruaj. Por edhe kam menduar a të kthehem. Ka qenë një periudhë prej ma të vështirave deri te më e mira. Para këngës “100 Probleme”, nuk kisha çfarë të humbja. Doja ta bëja vetëm për qejf. Më pas gjithçka ndryshoi. Ky ndoshta ka qenë momenti kryesor në karrierë.