Botë e Çuditshme Lifestyle

Të jesh shtatzënë dhe ta zbulosh në momentin që lind, e pazakonta i ndodh 19-vjeçares!

Një nënë e re ka treguar se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa lindi në dyshemenë e dhomës së saj të ndenjes pasi u kthye nga shkolla. 19 vjeçarja shpjegoi se nuk kishte simptoma të të qenit shtatzënë dhe vazhdoi të kishte perioda të rregullta, por u trondit kur nëna e saj pa kokën e foshnjës nën fundin e uniformës së shkollës. Nëna, e njohur si Alexis në TikTok, ndau historinë e saj në internet në një video që ka marrë mbi 2.3 milionë shikime dhe shpjegoi se ajo përjetoi një shtatzëni të fshehtë kur ishte 15 vjeçe.

Një shtatzëni e fshehtë është kur metodat e testimit mjekësor nuk arrijnë ta zbulojnë atë dhe simptomat e zakonshme si të vjellat, periodat dhe barku i madh nuk ndodhin. Ditën e lindjes, Alexis zbuloi se kishte pasur gjithë natën dhimbje dhe disa orë më vonë ajo solli në jetë foshnjën. Në një tjetër video, Alexis ka shpjeguar se ka lindur në dyshemenë e dhomës së ndenjes.

Përfundova duke lindur fëmijën tim në dyshemenë e dhomës së ndenjes pa e ditur se isha shtatzënë. Kisha perioda të rregullta dhe pa simptoma, barku im nuk u rrit. U zbulua se kalova një shtatzëni të fshehtë.

Reagimet e njerëzve në videon e saj ishin të shumta. Disa nuk e besonin, ndërsa të tjerë konfirmonin se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe të afërmve të tyre. Rikujtojmë, se një grua u trondit kur e vetme lindi fëmijën e saj në dush, pasi nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë. Dimitty Bonnet, 28 vjeçe, e cila tashmë ishte nënë e dy fëmijëve, kishte hequr dorë nga shpresat për të pasur një fëmijë tjetër dhe mbeti krejtësisht e shtangur kur ndjeu nevojën e papritur për të shtyrë ndërsa ishte në dush, duke kapur kokën e foshnjës.