Celebrities Gossip Showbiz

“Të kam mbrojtur dinjitetin…”, ‘përplasje’ e ashpër mes Kristit dhe Oltës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Marrëdhënia mes Kristit dhe Keisit është komentuar vazhdimisht nga Olta dhe Armaldo, të cilët janë distancuar nga ai që kur Keisi hyri në shtëpi. Ndonëse ata po përjetojnë një histori të bukur brenda, kjo situatë nuk ka lënë “rehat” dy banorët e tjerë.

Olta: Ai po hedh baltë mbi kohën që ne kemi kaluar bashkë.

Kristi: Unë të kam mbrojtur dinjitetin.

Olta: Ky nuk është problem aktual. Më thotë manipulon, bën çdo gjë për lojën…Nuk po debatojmë për një situatë aktule. Mos të shajë periudhën që kemi qëndruar bashkë, është shumë e shëmtuar. Unë Keisin nuk e përfshi fare në këtë bisedë.

Keisi: Unë e kam parë si “sulm”, meqe tani jemi bashkë. Mënyra se si i krijoni situatat…

Armaldo: Pa u futur Keisi ne kishim një diskutim. Ata të qëndrojnë sa të duan bashkë, por mos ta marrin me tendendë humorin në çdo moment.

Kristi: Më parë unë kam qenë shumë tolerant. Tani kam ndryshuar për veten time, nuk ka lidhje me Keisin.

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.