Celebrities Gossip Showbiz

Të korrësh sukses brenda natës! Bora Zemani shton mijëra ndjekës dhe emocionon një Shqipëri të tërë…

Mund të themi me plot gojë se spektakli i mbrëmjes së djeshme na la pa fjalë dhe me shumë lot. Që kur u zbulua ekskluzivisht për TAR se Bora do të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dihej se do të kishte shumë emocione, por një ribashkim i tillë mes saj dhe Donaldit nuk pritej të ndodhte dhe për më tepër një puthje që i përloti të gjithë.

Fillimisht, takimi i saj me Semin, miken e saj të ngushtë prej 15 vitesh na fali me të vërtetë shumë emocione. Kur pjesa dërrmuese e ndjekësve i ishin kthyer kundër kësaj të fundit duke e ‘akuzuar’ se po i merrte ish të dashurin shoqes së ngushtë, takimi i Borës me të sqaroi gjithçka dhe mbrojtja e mbështetja e madhe që kjo e fundit i dha shoqes së saj ishte një moment shumë prekës. Dy vajzat mes lotëve përqafonin fort njëra-tjetrën dhe mund të themi se na mblodhën një ‘lëmsh’ në fyt.

E më pas, erdhi momenti kulminant! Teksa Donaldi kërkoi të takonte dhe ai Borën, kjo e fundit pranoi dhe sa mirë bëri… Të shikonim një ribashkim aq të bukur ishte një gjë vërtet emocionuese që u mbyll me një puthje që “çmendi” një Shqipëri të tërë. Dyshja dukeshin si dy fëmijë të pafajshëm dhe të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin.

Gjithë kjo situatë, përpos faktit më të rëndësishëm që e bashkoi me Donaldin, e bëri Borën personazhin më të përfolur. Brenda natës, prezantuesja bukuroshe ka shtuar 20 mijë ndjekës në Instagram, duke korrur kështu një sukses vetëm brenda natës. E dukeqenëse jetojmë në një botë ku teknologjia është kryefjala e jetës sonë të përditshme, nuk mund të mungonin dhe meme-t e shumta që u shpërndanë në kohë reale dhe shkaktuan shumë të qeshura në gjithë rrjetet sociale.