Celebrities Gossip Showbiz

Të lindësh në shtëpi në mënyrë natyrale, eksperienca më fuqizuese për modelen e njohur Bre Tiesi!

Modelja e njohur Bre Tiesi ka sjellë në jetë një djalë nga lidhja me komedianin e njohur Nick Cannon. Përmes një postimi në Instagram, modelja 31-vjeçare ka treguar se lindja ka qenë natyrale, në shtëpi dhe pa mjekim. Ajo e ka përshkruar këtë si një eksperiencë përtej limiteve, por e bëri të ndihet e fuqizuar. Duke publikuar disa foto nga procesi i lidnjes dhe ardhjes në jetë të bebit, Bre ka shkruar këto fjalë:

Ia arrita! Një lindje krejtësisht natyrale pa mjekim në shtëpi. Kjo ishte përvoja më e nderuar dhe përtej limiteve, por ishte plotësisht fuqizuese. Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm ekipin tim që më ndihmoi ta lind djalin të sigurt. Kjo eksperiencë më ka ndryshuar dhe partneri im më mbështeti shumë. Nuk do ia arrija dot pa ty.

Rikujtojmë, se një grua ka bërë xhiron e rrjetit pasi ka shpërndarë një video duke sjellë në jetë djalin e saj në ujërat e Oqeanit Paqësor. Josy Peukert, 37 vjeçe, postoi video nga dita e lindjes së saj në bregun e Playa Majagual, Nikaragua. Ajo e lindi foshnjën pa ndihmë mjekësore, pasi kishte refuzuar ekot gjatë gjithë shtatzënisë. Foshnja Bodhi Amor Ocean Cornelius lindi më 27 shkurt.