Celebrities Film & Tv Showbiz

Të luante rolin e transgjinorit nuk ishte gjëja më e mirë që mund të bënte, aktori i njohur i penduar!

Ndonëse interpretimi i tij në filmin “The Danish Girl”, ishte i jashtëzakonshëm, së fundmi aktori i njohur Eddie Redmayne e quan rolin e transgjinorit “një gabim”. Në një intervistë për ‘Sunday Times’, Eddie, deklaroi se nuk do ta merrte më përsipër një rol të tillë nëse do t’i ofrohej sot. Ndër të tjera ai tha se:

E bëra atë film me qëllimet më të mira, por mendoj se ishte gabim. Të më thonin tani, nuk do të pranoja.

Filmi rrëfen jetën e piktores Lili Elbe, një nga personat e parë në botë që kryen operacionin e ndryshimit të gjinisë. Pavarësisht se loja aktoriale e Redmayne ishte spektakolare, filmi mori kritika pasi shumë persona ishin të mendimit se aktorët transgjinorë, duhet të jenë të vetmit që luajnë personazhe trans.

Ju sjellim në vëmendje se aktores së famshme Halle Berry iu ofrua të luante rolin e një transgjinori. Ajo nuk ka pranuar të luajë një personazh që i përket komunitetit LGBTQ+ pas kritikave të ashpra të publikut. Fakti që ajo dëshironte të luante këtë rol, sipas publikut tregon se Halle nuk e mbështet komunitetin e transgjinorëve por në fakt aktorja ishte e frikësuar se nuk do t’i përfaqësonte siç duhet.

 Dua që komuniteti i transgjinorëve të mund të tregojë vetë historinë e tyre. Më vjen keq që thuajse pranova të luaja një rol të tillë.

Halle Berry nuk ka ndarë detaje të tjera sa i përket refuzimit të këtij realizimi të ri filmit. Rikujtojmë gjithashtu se aktorja Scarlett Johansson në filmin “Rub & Tug” teksa ishte në rolin e një transgjinoreje mori kritika të ashpra pasi sipas publikut ajo po përpiqej të ndërmarrte role nga çdo komunitet apo etnitet pa i dhënë atyre rëndësinë e tyre.

Zgjedhjet e saj filmike janë ofenduese për shumë njerëz pasi Scarlett ndërmerr role të tilla jo sepse kanë rëndësi për të por vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes duke u ulur këtyre personazheve vlerën e tyre.