Sport

Të mbash mbi shpinë trashëgiminë e Messi-t nuk është e lehtë, çfarë po ndodh me numrin 10 të yllit argjentinas?

Te Barcelona për momentin asnjë nuk e do numrin 10. Kjo lidhet me Messin. Presidenti Laporta ia ofroi Frenkie De Jong, por përgjigja ishte negative. Ka dy arsye kryesore: holandezi nuk dëshiron të ketë ndonjë presion dhe është gjithashtu i lumtur të vazhdojë të mbajë 21-shin e tij, të zgjedhur për nder të gjyshit.

Pastaj ishte radha e Philippe Coutinho. Braziliani mbajti numrin 14 sezonin e kaluar, ndërsa kjo fanellë është caktuar për shqiptarin Rey Manaj në sezonin aktual. Coutinho është pa numër momentalisht dhe i është ofruar “10”, por dhe ai ka kërkuar kohë të mendohet.

Me siguri të mbash mbi shpinë trashëgiminë e Leo Messi-t te Barcelona nuk është diçka e lehtë. Sidomos në kushtet kur legjenda të klubit, por edhe tifozë, kanë kërkuar nxjerrjen nga qarkullimi të kësaj fanelle, në nderim të ish-kapitenit, që dha gjithçka për skuadrën katalanase.

Rikujtojmë se largimi i Messi-t nga Barcelona padiskutim ka qenë një nga lajmet më të bujshme të këtyre ditëve. Në rrjet kanë qarkulluar komente të fansave dhe çaste të tyre kur kanë shpërthyer në lot. Edhe vetë Messi nuk e ka përjetuar në mënyrë të lehtë largimin e tij sigurisht dhe fjalët që u ka drejtuar fansave kanë qenë shumë emocionuese.

Kujtojmë se ai u bë pjesë e PSG pasi firmosi një kontratë dy-vjeçare me skuadrën. Futbollisti argjentinas nuk po planifikonte të largohej nga skuadra e tij e zemrës këtë verë, por situata te Barcelona e detyroi të merrte këtë vendim të vështirë. L’Equipe ka zbuluar detajet e kontratës.

Gjithçka është gati për transferimin, të cilin askush nuk mund ta merrte me mend deri pak ditë më parë, por që tashmë është më afër realitetit se kurrë më parë. L’Equipe pretendon se kontrata është shumë më e madhe se sa ishte zbuluar në ditët e mëparshme dhe se lojtari do të fitojë 40 milionë euro në vit, që është një shifër e pabesueshme, 770.000 euro në javë.