Tech

Të mërzitur me sjelljen e Elon Musk, investitorët e Tesla-s paralajmërojnë shefin e Twitter-it!

Disa postime të fundit në Twitter të Elon Musk për politikën dhe jo vetëm kanë nxitur disa investitorë të Tesla-s të shesin aksionet e tyre. Postimet e miliarderit të teknologjise duket se kanë mërzitur investitorët si Trevor Goodwin, i cili mbajti aksionet e Tesla-s për pesë vjet përpara se të humbiste besimin te Musk.

Ndërkaq, analisti i biznesit nga Kansas City, Misuri tha se shiti aksionet e Tesla me vlerë 30,000 dollarë. Goodwin dhe bashkëshortja e tij e komentuan të ekzagjeruar sjelljen e Musk. “Është pothuajse sikur ai na ka braktisur në favor të misionit të tij të ri”,-tha Goodwin për Bloomberg.

Earl Banning, një psikolog nga Anchorage, Alaska, ka qenë një fans dhe investitor i Tesla që nga viti 2015. Ai tha se e ka mbrojtur Musk në internet si shumë nga bashkëpunëtorët e miliarderit, por që mesa duket Elon e ka kaluar cakun. Megjithatë, Banning nuk planifikon të shesë aksionet e tij, por dëshiron që Musk të jetë më pak politik dhe provokues. Veç këtyre, sipas BI, edhe investitorë të tjerë janë të shqetësuar se kush po drejton në të vërtetë Tesla.

Rikujtojmë, se së fundmi BBC ka siguruar fotografi të zyrës së Twitter, e cila është shndërruar në dhoma gjumi dhe autoritetet në San Francisko po hetojnë për shkelje të mundshme të kodit të ndërtimit. Një imazh tregon një dhomë me një krevat dopio, duke përfshirë një gardërobë dhe pantofla. Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në selinë që kur bleu firmën. Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të Twitter duke thënë se do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë për të pasur sukses.