Sociale

Të mirat e agjërimit/ Çlirim shpirtëror, por edhe të mira për shëndetin e njeriut

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit përveç çlirimit shpirtëror që lidhet me besimin mysliman, ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut.

Ngrënia në një orar të caktuar mund të konsiderohet një fasting që sugjerohet për të shmangur sëmundje që lidhen me diabetin, kolestreolin apo hipertensionin.

“Jo vetëm për shkak të riteve fetare, pasi ne jemi në muajin e Ramazanit, por sot edhe në këndvështrimin shëndetësisë ka shumë benefite”, tha Albana Daka.

Ndaj edhe reduktimi i vakteve ushqimore gjatë agjërimit minimizon kaloritë sheqerin që shtojmë në organizëm gjatë një dite normale. Daka këshillon që besimtarët të bëjnë kujdes nga dehidratimi i organizmit duke konsumuar sa më shumë lëngje në orarin e lejuar.

“Të paktën 1.5-2 litra ujë apo edhe lëngje të tjera ta marrin gjatë periudhës që lejohet ngrënia. Vaktet të jenë të lëngshme. Mbingrënia do të rëndojë stomakun që të punojë më shumë dhe do të bëjë të jenë të plogësht”, u shpreh ajo.

Përtej riteve fetare është rritur numri i personave që respektojnë fasting për t’u dobësuar apo për të parandaluar sëmundje të caktuara. Monitorimi nga mjekët shmang anemitë apo mungesën e vitaminave që mund të shkaktohet për shkak të mungesës së disa ushqimeve që nuk konsumoni.