Celebrities Gossip Showbiz

Të mos përjetosh orgazmën deri në moshën 38-vjeçare, ky është rasti i aktores Rachel Bilson!

Aktorja hollivudiane, Rachel Bilson, ka folur shumë sinqerisht për jetën e saj seksuale. E njohur për rolin e Summer Roberts nga seriali “The O.C.”, ajo ka thënë se nuk kishte përjetuar orgazëm deri në moshën 38-vjeçare. Aktorja e cila ishte në një lidhje me Bill Hader deri në vitin 2020, por nuk ka treguar se me kë e ka përjetuar më në fund orgazmën, u shpreh në podcast-in “The Nick Viall Files” se:

A nuk është çmenduri?! Kjo nuk ka të bëjë me asnjë partner, ka të bëjë me njohjen e trupit tim. Unë nuk po hedh baltë mbi ndonjë nga ish-at e mi…dhe as nuk po u jap ndonjë trofe disa të tjerëve…

Në një deklaratë të mëhershme, Rachel ka thënë se ndarja me komedianin, mes pandemisë dhe karantinës, ishte vërtet e vështirë për të. Përpara Hader-it, Bilson ishte në një lidhje 10-vjeçare me aktorin kanadez, Hayden Christensen, me të cilin ka qenë edhe e fejuar dhe kanë një vajzë 8-vjeçare bashkë. Çifti u nda në vitin 2017.

Në gusht 2022, Rachel konfirmoi se ka një të dashur të ri dhe mediat e huaja raportojnë se është artisti Zac LaRoc. Në një intervistë për podcast-in “Call Her Daddy” në shtator 2022 ajo iu referua partnerit të saj të ri, LaRoc duke thënë se ajo aktualisht po bënte seks të shkëlqyer “misionar” me të.