Celebrities Gossip Showbiz

‘Të paça gjithmonë’, Majk bën dedikimin emocionues për të birin!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Ditën e sotme, djali i tij Roan feston ditëlindjen, i cili gjithashtu është një fytyrë e njohur për publikun pasi ka një llogari shumë të ndjekur në Instagram dhe Majk ka zgjedhur të mos e mbajë të fshehur siç zgjedhin shumë personazhe të tjerë të njohur.

Bukuroshi i vogël feston sot 5-vjetorin e tij dhe me anë të një postimi në Instagram, reperi ka zgjedhur ta urojë me disa momente shumë të bukura dhe me fjalët më emocionuese.

Urimee Ditëlindjen e 5 Zemra e babit. Të paça gjithmonë!

Majk rikthehet me një projekt të ri muzikor pas bashkëpunimit mjaft të suksesshëm me Dafina Zeqirin ‘Më fal’. Para disa ditëve, reperi na tregoi se do të vijë sërish me një bashkëpunim. Bëhet fjalë për reperin, njëkohësisht mik të mirë të tij dhe besojmë e morët me mend se po flasim për Getoar Selimin, i njohur për publikun si Ghetto Geasy. Dyshja kanë disa bashkëpunime së bashku që padyshim numërojnë miliona klikime e pëlqehen shumë.