Aktualitet

Të paktën 5 automjete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës. (FOTO)

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Të paktën pesë automjete janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar për disa minuta autostrada në drejtim të Durrësit.

Shkak për aksidentin mësohet të ketë qenë frenimin i papritur i njërit prej automjeteve, duke sjellë më pas përplasjen zinxhirë të pesë makinave të tjera.