Lifestyle

Të pamotivuar, në ankth dhe punë të lëna pezull…/Arsyet përse janari duket më i gjatë se muajt e tjerë!

Janari është një muaji më i gjatë edhe pse kohëzgjatja e tij është e barabartë me atë të dhjetorit. Objektivat që sapo janë vendosur dhe projektet e reja i lënë vendin ankthit që shoqëron këtë muaj. Të gjithë mezi presin fillimin e shkurtit, kur gjendja shpirtërore do të përmirësohet. Janari është fillimi i vitit, është fillimi i projekteve personale, të punës dhe fillimi i pritshmërive për të ardhmen.

Është muaji të cilit, hëna blu i është atribuar edhe ditës më të trishtë të vitit. Teoria thotë se kjo është koha e vitit kur ne të gjithë jemi më të ftohtë, më të thyer dhe më pak të motivuar për t’u përshtatur me vitin e ri. Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet hëna blu më pak e trishtueshme.

Duhet të bëni një gjumë të mirë dhe të kaloni një fundjavë të këndshme për të pasur energji. Janari është një muaj plot pritshmëri, vullnet, shpresa për të ardhmen dhe për këtë arsye perceptohet më i gjatë se gjithë të tjerët. Dhjetori është një muaj që ecën shpejt sepse festat na mbushin ditët dhe kokën. Nxitimi për dhurata, të afërmit dhe miqtë, darkat, organizimi i festave bëjnë që koha të fluturojë.

Pra, ne e perceptojmë janarin si shumë të gjatë, sepse ishim mësuar me një kohë tjetër, ndihemi bosh dhe tani thjesht luftojmë. Shtëpitë janë zbrazur nga shkëlqimi i festave, bën ftohtë dhe ditët janë ende shumë të errëta. Vera është ende shumë larg dhe për pushimet e ardhshme do të duhet të presim të paktën tre muaj.

Nëse mundeni aktiviteti fizik apo qoftë dhe ecje në natyrë, përpiquni të bëheni kreativë, të ushqeheni shëndetshëm, të përfitoni sa më shumë nga drita natyrale. Gjithashtu duhet të kaloni kohë me të tjerët. Por kryesorja, përpiquni të mendoni sa më shumë pozitivisht.