Celebrities Gossip Showbiz

Të pandashme! Me vajzën në krahë gjatë provave të koncertit, Loredana na i bëri sytë zemra!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Kështu ka bërë dhe pak më parë, teksa ka publikuar një moment në llogarinë e saj në Instagram gjatë provave, reperja na ka ëmbëlsuar ditën. Me anë të një video ku shfaqet teksa mban vajzën e saj, Hanën në krahë, Lori na ka treguar se vogëlushja e saj e ndjek në çdo hap atë.

Ndjesia më e mirë në gjithë botën!

Rikujtojmë se para vetëm 6 ditësh, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak ditë pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron afro 5 milion klikime.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.