Aktualitet Lajmet e fundit Sport

Të premten nisin Lojrat Olimpike, Shqipëria sytë nga peshëngritja!

Ditën e premte në orën 13:00, (me orën lokale të Europës qendrore) do të nisë ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të cilat do të mbahen deri më 8 gusht. Ceremonia ku do të parakalojnë më shumë se 204 shtete do të organizohet në stadiumin olimpik të Tokios dhe  nuk do ketë më shumë se 1000 mijë të pranishëm për shkak të pandemisë.

Përsa i përket Shqipërisë ajo do përfaqësohet me 9 sportistë, ndërsa për herë të parë në histori, shpreson te një medalje nëpërmjet peshëngritësit Briken Calja dhe gjimnastit Matvei Petrov.

Briken Calja, peshëngritës: “Unë jo më kot flas që jam afër medaljes sepse rezultatet janë të matshme, nuk është vetëm një dëshirë e Brikenit. Normalisht që dëshira është shumë e madhe për t’ia dalë dhe konkurentët i njoh. Gara do jetë një ndër më të fortat e peshëngritjes për t’u ndarë medaljet. Do jenë 6 shtete, që janë superfuqi, që do ndeshen për këto medalje. Unë gjithsesi gëzoj një formë të jashtëzakonshme dhe do ia dalë më së miri.

Luiza Gega, atlete: “Unë në fakt kur shpreh objektivat, shpreh diçka të realizueshme. Pastaj sigurisht që ëndrra është e madhe edhe pse një medalje në atletikë do të ishte shumë e vështirë pasi ka një konkurrencë të madhe. Finalen unë e dua si fillim por po të jem në top dhjetëshen e olimpiadës do të ishte një super sukses.

Izmir Smajlaj, atlet: “Është nder dhe kënaqësi për mua për të përfaqësuar Shqiëprinë në Lojrat Olimpike. Është hera e dytë që marr pjesë në olimpiadë dhe përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Po stërvitem intensivisht dy herë në ditë dhe mund të them se jam në formën më të mirë të karrierës deri më sot.

Në total në Lojrat Olimpike do të marrin pjesë mbi 11.240 atletë. Ditët e fundit u sikutua edhe mundësia e anulimit të tyre për shkak të rasteve me Covid-19 ndër sportistët, megjithatë pas sugjerimit të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë ato do të mbahen.

Në një sondazh rezulton se 55% e japonezëve ishin kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.